Japonia ka tashmë një lokal ku kafeja përgatitet dhe shërbehet nga një barist robot.

Sawyer nisi punë këtë javë në Henna Cafe në distriktin e Shibujës, në Tokio.

Roboti me vetëm një krah skanon biletën e blerë nga një makineri dhe përshëndet klientët. “E doni një kafe të shijshme? Unë e bëj më të mirë sesa njerëzit”, thotë roboti përpara se të nisë përgatitjen e porosisë.

Një kafe nga ky robot kushton 320 jen (3$). Sawyer mund të përgatisë edhe kapuçino, çokollatë të ngrohtë dhe çaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re