Pronarët e dy lokaleve në Durrës që hapën dyert për ceremonitë martesore janë kapur mat nga pòlicia dhe janë ndëshkuar me gjòbën 1 milion lekë. I pari qëu konstatua ishte pronari R.H., i cili kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ në lokalin e tij në Manzë.

I dyti që u konstatua ishte menaxheri i identifikuar me inicialet F.K., i cili kishte organizuar ceremoni martesore, gjë që është e ndaluar për shkak të situatës së korònavirusit.

Njoftimi i plotë: Pòlicia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, administratorët e dy lokaleve, pasi u konstatua se kishin organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Pòlicisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së Còvid-19, kanë evidentuar në Njësinë Administrative Manzë, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me pronar shtetasin R. H., shërbimet e Pòlicisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në lagjen nr. 1, Durrës kanë evidentuar një tjetër lokal, me menaxher shtetasin F. K., që organizonte ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ. Edhe për këtë subjekt është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Pòlicia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Còvid-19.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re