Java e Ali Pashës në qytetin e Tepelenës ka mbledhur sëbashku banorët por edhe personalitetet. Si cdo vit edhe sivjet kjo jave ka nisur me një seri aktivitetesh kushtuar emblemës së historisë Ali Pashës. Panairi i mbajtur pasqyroj veshje popullore te Tepelenës ku kryesonte kostumi i Ali i Pashës, arti kulinar i zonës, gatimet tradicionale si dhe resurset turistike. Edhe pse ishin ftuar mbi 30 biznese për të marr pjesë, pjesëmarrja ishte tepër e ulet.

Bizneset që kishin marr pjesë na njohën me produktet dhe pohuan se panairet duhet te zhvillohen me shpesh sepse i ndihmojnë në promovim.

“Atmosfera është shumë e bukur shpresojmë që ky të jetë një vit i mbarë, për mua dhe për të gjithë pjesëmarrësit që janë në panair. Veshjet popullore po promovojmë. Vendasit që janë në emigrim kanë shumë interes për kostumet popullore por edhe këngëtarët e popullores”, tha një prej shitësve.

Në kuadër të javës së Ali Pashës u zhvilluar dhe simpoziumi ku morën pjese personalitete të cilët komentuan jetën dhe veprën e tij. Jehona e lavdisë së Ali Pashës ushton ende bedenave të 40 kështjellave, rrugëve, urave dhe ujësjellësave që ai ndërtoi. Kujtesa popullore tepelenase, shqiptare e më gjerë e ka përjetësuar figurën e këtij biri të saj në dhjetëra këngë, tregime e rrëfenja, të cilat shkojnë deri në kufijtë e legjendës

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re