“Java e hapur e vaksinimit në universitete”/ Manastirliu thirrje studentëve: Mundësia për të mbrojtur shëndetin

245422639_407055820791260_5449279661025928191_n.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu ka kujtuar studentëve që të vaksinohen, teksa kanë ngelur pak ditë nga nisja e vitit të ri akademik.

Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu theksoi se java e hapur e vaksinimit në universitete është mundësia për çdo student për të mbrojtur shëndetin e tij.

Postimi i plotë:

Mjekët dhe vaksinatorët tanë janë në terren, në universitetet publike dhe jo publike, në dispozicion të studentëve pranë fakulteteve ku ata studiojnë, për t’u vaksinuar çdo ditë të kësaj jave, para nisjes së vitit të ri akadamik. Java e hapur e vaksinimit në universitete është mundësia për çdo student për të mbrojtur shëndetin e tij, por është edhe përgjegjësi qytetare për mbrojtjen e shëndetit të gjithësecilit, për të hyrë të sigurt në auditore.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë