Policia Rrugore në kuadër të javës së sigurisë rrugore ka organizuar aktiviteteve të shumta ndërgjegjësuese me nxënsës shkollash të moshave të ndryshme.

Në bashkëpunim me mësues, psikologë dhe edukatore janë organizuar dhe zhvilluar orë mësimore dhe praktike me shembuj konkretë për sigurinë në rrugë.

Shefi i Sektorit për Qarkullimin Rrugor së bashku me Specialistët për sigurinë rrugore në DVP Berat, u shpjeguan fëmijëve kalimin e sigurtë në rrugë, funksionin për secilën ngjyrë të semaforit, shenjat e policit të trafikut i cili orienton dhe koordinon kalimin mes mjeteve dhe këmbësorve etj.

Punonjësit e policisë duke përdorur një komunikim të thjeshtë u kanë shpjeguar fëmijëve se sa më të kujdesshëm të tregohen prindërit e tyre në rrugë duke zbatuar rregullat e qarkullimit aq më të sigurt do ndjehen fëmijët e gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës.

Fëmijët në rrugë të veshur si punonjës të qarkullimit rrugorë kanë sesibilizuar drejtuesit e mjeteve, kanë shpërndarë fletë palosje duke dhënë këshillat e tyre.

Këto aktivitete do vijojnë dhe në ditët në vijim për të sensibilizuar perdoruesit e rrugës në mënyrë që të evitojmë dhe parandalojmë aksidentet rrugore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re