Java Europiane këtë vit ka nisur nga qyteti i Shkodrës. Ambasadorë të delegacionit të Bashkimit Europian kanë zbarkuar në Shkodër, teksa u priten nga kryetari i Bashkisë, Bardh Spahia.

Ky i fundit tha se është një aspiratë për ta kthyer Shkodrën në portën europiane të vendit. Sipas Spahisë, të rinjtë do të jenë ato që do e shtyjnë përpara procesin e integrimit europian të vendit, por duhet ti sigurojmë të rinjve një të ardhme më të mirë dhe me më shumë mundësi se e sotmja.

“Për mua është kënaqësi e veçantë që java evropiane nis nga Shkodra ditë të rëndësishme që përcojnë frymën evropiane që Shkodra e përcon ndër breza. Së bashku mund të bëjmë shumë është një m,oto që i përshtatet shkodrës që ka hapur dyer për të gjithë për cdo kontributor për cdo dashamirës që zhvillon qytetin tonë. Jam i lumtur që kjo ditë ka në fokus rininë, ku më mirë se në Shkodër do të gjenden të rinj të cilat janë të angazhuar në fusha të ndryshme. Jam i bindur që të rinjtë shkodranë nëpërmjet këtyre aktiviteteve do ta thonë fjalën e tyre. Mnë celje të javës evropiane në Shkodër kjo është një mundësi për të hapur dyert për të gjithë por është një aspiratë dhe vizion i qytetit për ta kthyer Shkodrën në qytet evropian”, u shpreh Kryetar i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia.

Ndërsa, kreu i delegacionit të Bashkimit Europian, Alexis Hupin, tha se çdo ditë po punojmë për zgjerimin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë.

“Jam shumë i kënaqur që jam në Shkodër për të nisur Javën e Europës 2022. Jam në të njëjtën linjë që Shkodra është qyteti më inspirues dhe me sharm në Shqipëri. Tani që ne po festojmë 9 Majin, më shumë se kurrë, fjalët e ministrit Schuman në deklaratën e 9 majit të vitit 1950, marrin kuptim. Ai fjalim i bazuar në paqe dhe solidaritet. Ato fjalë duhet të na bëjnë më të fortë edhe ne si Bashkim Europian, sidomos në këtë kohë krize. Unioni është i bazuar në këto vlera dhe janë këto vlera, guida që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Çdo ditë ne po punojme për zgjerimin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur në fokusin e javës së Europës, pikërisht vlerat europiane. Këto vlera duhet ti promovojmë dhe ti përdorim për tu integruar. Respektin për humanitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, ligjin, të drejtat e grave, barazinë gjinore dhe këto nuk duhet të jenë vetëm fjalë, por duhet të promovohen dhe këto janë në fokusin tonë special”, tha Alexis Hupin – Kreu i delegacionit të BE.

Java Europiane do të vijojë me Vlorën dhe me përmbylljen në Tiranë.

/faxweb