Skip to content

Java më e nxehtë e korrikut/ Meteorologët: Temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë

Moti i kthjellët dhe temperaturat të lartë do të mbizotërojnë në territorin shqiptar gjatë ditëve te fundit të korrikut.

Sipas meteorologes Adiola Bani, këtë javë i nxehti do të jetë në nivelin më të lartë. Në vendet bregdetare temperatura do të arrijë deri ne 40 gradë Celcius .

Në një parashikim me të përgjithshëm sinoptikanët thonë se muaji gusht do të jetë më I freskët krahasuar me korrikun.

Ndërkohë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut temperaturat do të jenë mbi 37 gradë Celcius.