Këtë fillim jave u raportuan vetëm dhjetë raste të reja me koronavirus në Shqipëri.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi këtë të hënë se në 24 orët e fundit janë testuar 212 persona të dyshuar si të prekur.

Nga dhjetë rastet e reja, nëntë i takojnë Tiranës, ndërsa një në Shkodër.

Ra në sy fakti që në Krujë, e cila prej ditësh është kthyer në një vatër të rrezikshme, nuk u shënua asnjë rast i ri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re