Ditën e martë vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell në pothuajse të gjithë territorin, për pjesën më të madhe të ditës.

Në lindje nuk do të mungojnë kalime vranësirash të pakta deri mesatare, të cilat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu përgjatë maleve gjatë pasdites.

Temperaturat minimale do të jenë 13 gradë Celsius, ndërsa maksimale 36 gradë.

 

Era do të fryjë me drejtim  kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era në pjesën e parë të ditës fiton shpejtësi 7-15m/s, ndërsa pas mesditës me shpejtësi deri 9m/s

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko