Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur mirënjohje për mjekët, infermierët, policinë dhe Forcat e Armatosura për punën e palodhur në frontit e parë të luftës ndaj koronavirusit.

Balla ka publikuar një video me pamje të magjishme nga majat e larta dhe kalatë historike të Shqipërisë, nën tekstin drithërues të “Invictus”, i pamposhturi.

Sipas Ballës sot fillon një javë e re e luftës dhe punës për të gjithë ata që duhet të jenë në frontin e parë dhe për ata që duhet të mbajnë gjallë zinxhirin ekonomik.

Gjithashtu Balla thekson se dhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojë operacioni humanitar i rezistencës për ekzistencë në çdo cep të Shqipërisë.

“Për ne atdheu është një dhe çdo shqiptar është familja jonë sot më shumë se kurrë”, shprehet Balla.

“Mirëmëngjes! Me këto pamje fantastike nga majat e larta dhe kalatë historike të shqipërisë sonë nën tekstin drithërues “invictus” (i pamposhtur). Mirënjohje mjekëve, infermiereve, policisë, forcave të armatosura, çdo punonjësi që sot është në detyrë, në çdo detyrë të pazëvendësueshme, në çdo njësi prodhuese apo tregëtimi. Sot fillon një javë e re e luftës edhe e punës për ata që duhet të jenë në frontin e parë, por edhe për ata që duhet domosdoshmërisht të mbajnë gjallë zinxhirin ekonomik”,– theksoi Balla.

“Duhet të vazhdojmë të zbatojmë një për një rregullat dhe të mbrohemi nga ky armik i padukshëm, deri sa të dalim nga kjo luftë e egër që kërcënon qindra jetë shqiptare. Ne do të vazhdojmë edhe sot si çdo ditë, me mendje e me zemër, operacionin humanitar të rezistencës për ekzistencë, në çdo cep të 28.000 km2 të shqipërisë sonë. Për ne atdheu është një dhe çdo shqiptar është familja jonë sot më shumë se kurrë. distancimi social për shkak të , na ka bashkuar më shumë. Shqipëria do ta fitojë luftën dhe ata që shajnë e mallkojnë do t’i mohojnë ato që thonë sot pa u menduar e pa e kuptuar që kjo është një luftë”, u shpreh ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re