Vala e të nxehtit që tashmë ka pushtuar pjesën më të madhe të Europës do të vijojë të jetë prezente edhe gjatë kësaj jave, sikurse konfirmon Sherbimi Meteorologjik Ushtarak në vendin tone.

Ndikimi i anticiklonit Afrikanë do të sjelli mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe temperatura shumë të larta.

Orët e gjata me diell dhe masat ajrore të nxehta do të bëjnë që termometri të regjistrojë vlera deri në 43 gradë celsius kryesisht në qytetet Berat, Elbasan dhe Gjirokastër.

Ditet me temperaturat me te larta pritet te jene e enjtja dhe e premtja.

Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re