Ambasadori gjerman, Peter Zingraf ditën e sotme në selinë e PD-në ka zhvilluar një takim me kryedemokratin, Lulizim Bashën.

Këtë javë Lulzim Basha do të zhvillojë takime të rëndësishme në selinë e PD-së, ku pritet të merret vendimi përfundimtar për Sali Berishën për të cilin ambasadorja amerikane Youri Kim ka kërkuar që mos jetë pjesë e Kuvendit të ri.

Gjithashtu ditën e premte më 10 shtator nis sesioni i ri Parlamentar, ndërsa më 14 shtator Angela Merkel mbërrin në Tiranë. Ardhja e Merkel në Tiranë dhe në shtete të tjerë të Ballkanit Perëndimor bazohet në të ndihmuarin dhe përmbushjen e kritereve për të u anëtarësuar në Bashkimit Evropian.

Komponenti më i rëndësishëm i procesit të Berlinit, është e ashtuquajtura “Agjenda e Konektivitetit”, e cila fillimisht synon që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i lidhë mes vete në fushat e transportit dhe energjisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re