Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Neritan Cekën pasi ky i fundit bwrri thirrje pwr të mos shkuar pranë kutive të votimit më 30 qershor.

Nga Maliqi, Rama tha se profesori i arkeologjisë foli ishte njësoj sikur e kishte pickuar gjarpri.

“Kishte çmendur edhe Neritan Cekën, goxha burrë, arkeolog, profesor, 75 vjeç dhe kishte dalë në televizor dhe mallkonte sikur e kishte pickuar gjarpri. Jazëk këtu e jazëk aty, haram këtu e haram atje sikur ishte ndonjë i përjashtuar nga një sekt fetar. E zuri hirra.

E keni parë ju atë, Tit Vasilit kur del, kur del atje është i sapo pickuar nga gjarpri dhe vë kujën. Ça janë këta? Alternativa politike? Po kur del fallxhorja dhe thotë shpëtoje Shqipërinë nga ato që blenë vota.

Shyqyr që Zoti nuk përzihet në zgjedhje se do të mbyllte fallxhoren në shtëpi dhe s’do blinte njeri më vota dhe në këtë pikë, nuk k rëndësi çfarë them unë. Këtë e ka thënë edhe vetë Lulzimi. SHPK-ja e sheikut të Skraparit”, tha Rama. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re