Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kandidatë për deputetë në kuadër të platformës ‘deputeti që duam’.

Gjatë fjalës së tij Rama i pyeti kandidatët për deputetë se çfarë do donin të ndryshonin në parti, dhe se çfarë të metash kishte kryeministri.

Një nga kandidatet i tha Ramës së është pak arrogant.

Rama: Çfarë s’të pëlqen tek unë?

Kandidatja: Më pëlqen që jeni i drejtëpërdrejtë…

Rama: Fol troç, mos ki asnjë frikë..

Kandidatja: Jeni i drejtëpërdrejtë, por kjo ka dhe anën e vet negative. Sepse i vendosni në ndrojtje njerëzit që keni përballë.

Rama: Shumë e butë kjo akuzë, ma thuaj pra troç..

Kandidatja: Jeni pak arrogant.

Rama: Ok, e the butë, e di që shumë e thonë këtë, mbase jam, por mendoj që ajo që mua më etiketohet si arrogancë është në fakt drejtëpërdrejtësia, e folura troç dhe mbrojtja e këmbëngulja e bindjeve të mia. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re