Qeveria shqiptare në muajin mars të këtij viti shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të parandaluar përhapjen e korona virusit. Në këtë situatë të vështirë heronjtë e vërtetë, ata të cilët ishin në frontin e parë të luftës kunddrejt këtij virusi ishin bluzat e bardha. Mbrëmjen e djeshme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte i ftuar një nga mjekët infeksionistë më të mirë në Shqipëri, doktorr Tritan Kalo.

Doktori sëbashku me bluzat e bardha janë kujdesur që të infektuarit me Covid-19 të shërohen dhe t’i rikthehen jetës normale sa më shpejt. Tritani nëpërmjet dijeve dhe eksperiencës së tij si infeksionist gjatë gjithë kësaj periudhe ka dhënë këshilla se si të mbrohemi dhe se si të ulim rrezikun e infektimit nëpërmjet komunikimeve në media dhe profileve të tij personale në rrjetet sociale.

Në studio kishte ardhur nipi i tij, Gledian Llatja, i cili është njëherësh dhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, i cili rrëfeu historinë e jetës e doktorit, dashurinë dhe respektin që kishte për të, si edhe ndihmën që Tritani i kishte dhënë këtë periudhë për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme.

Nga biseda që u zhvillua në studio Glediani tregoi se Tritani kishte dashur gjithmonë që të bëhej mjek dhe të ndiqte gjurmët e dajës së tij, zbuluesit dhe prodhuesit të parë të vaksinës për turbekulozin, Ali Molohollit. “Të gjithë ne kemi qenë në merak për ty, pavarësisht se na çoje foto dhe video se ishe i mbrojtur. Dua të të falenderoj në emër të familjes, në emër të gjithë miqve tanë për të cilët je kujdesur dhe ke shëruar gjatë kësaj kohe.” ,- ishte mesazhi i nipit për Dr. Kalo.

Pjesë e kësaj surprize të organizuar nga Glediani ishte dhe vëllai i Tritanit, Lulzimi i cili ishte larguar nga Shqipëria 30 vite më parë. Lulzimi nëpërmjet një video-mesazhi u shpreh :”Ti je në vijën e parë të luftës, prandaj të lutem kujdesu për veten tënde. Ti dhe bluzat e bardha jeni heronj për të gjithë ne. Dua të të them, të lutem kujdes, ti je i vetmi që kam në këtë jetë!”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re