Eksperti i shëndetësisë Gazment Koduzi i është përgjigjur ministres Manastirliu duke e cilësuar si numrin 2 për mashtrimin ndaj qytetarëve. Në reagimin e tij, thotë se ministrja e Shëndetësisë ka gënjyer në fjalën e saj dhe i rreshton 4 pika ku flet për testimet, masat mbrojtëse që sipas tij mungojnë, propozimin e bonusit për mjekë dhe infermierë jo vetëm në spitalet Covid si dhe rritjen 40% të mjekëve.

Reagimi i plotë: Qeveria e ka kthyer mashtrimin e qytetarëve në mjetin kryesor të komunikimit. Ogerta Manastirliu është kampione në këtë fushë, sigurisht, pas Edi Ramës. Plani me 5 pika për përballimin e krizës nga pandemia, i prezantuar nga Kryetari Basha sot, është serioz dhe konkret. Ogerta Manastirliu gënjen në çdo fjalë që thotë.

-Shqipëria është e fundit në rajon për testimet. Kemi 28 484 testime për 1 milion banorë, seose qeveria paguan për koncesionet, jo për qytetarët.

-Masat personale mbrojtëse mungojnë totalisht në kujdesin shëndetësor parësor. 1500 mjekë dhe 6600 infermierë i blejnë me paratë e tyre, sepse qeveria vjedh me tendera sekretë.

-Sistemi shëndetësor nuk janë vetëm 2 spitalet COVID. Ne propozojmë bonus 1000 Euro për 4 490 mjekë dhe 12 719 infermierë, që luftojnë përditë me virusin.

-Për 7 vjet, Edi Rama i rriti pagat pagat në shëndetësi me 0%. Rritja elektorale 40% është e pamajftueshme. Rritje reale dhe dinjitoze e pagave do të bëhet nga PD, me 1200 Euro për mjekët dhe 700 Euro për infermierët.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re