Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar ashpër me ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë seancës parlamentare.

Pasi Berisha deklaroi se “ajo vuan nga ajo që Frojdi e quan “zilia falike tek vajzat”, ministrja Spiropali iu përgjigj duke i thënë se është “dëshmia më e gjallë se si nuk duhet të jetë një burrë shteti”.

Ajo iu drejtua Berishës duke thënë se nga “kryeministër snajperist në katin e dytë, je kthyer në snajperist me qira.

“Kush të mori me qira sot sepse kanë filluar të marrin me qira, nga njëri tek tjetri. Nga pronar absolut i veseve të Pushtetit dhe politikës për të mbajtur pushte, tani je kthyer në dyfllakxhi me qira dhe të hedhin edhe ndonjë kockë këtej e andej gardhit në mënyrë të përzgjedhur për tu marrë me njërin apo me tjetrin.

Doktor ta kuptoj moshën dhe hallin, është krejtësisht e paimagjinueshme që një gjysh që duhet të ishte në shtëpi i mbyllur me turp del në foltore dhe flet jo për Frojdin por për probleme e tij të rënda, je i tkurrur, je i pamundur dhe nga këto biseda do bësh në foltore, se të tjera s’mund të bësh.

Mqs fole për të varfrit e Shqipërisë, ti që paguhesh nga pasanikët më të mëdhenj të Shqipërisë, vendos gjoba, sulmon ata që nuk të japin favore, ti që bën opozitën tënde të mjerë dhe selektive duke u paguar nga paratë e pasanikëve shqiptarë, ti vazhdon sot të mbijetosh i mjerë. Kam vetëm 2 fjalë, më vjen keq për katandisjen tënde, ishe kryeministër dhe president i vendit, nga kryeministër sniperist në katin e dytë, je kthyer në sniper me qira.

Gjithmonë e më keq do bëhesh, ata që të përdorin në oborrin tënd do të lënë ashtu siç je, pa moral, Ke humbur Sali, kaloje poshtë kockën e Shkodrës, por s’kemi çfarë të të bëjmë. Selam Sali, edhe të pafshim këtu më shumë, sepse je dëshmia më e gjallë se si nuk duhet të jetë një burrë shteti”, Spiropali.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re