Një debat i fortë është zhvilluar në emisionin “Opinion” mes Mark Markut dhe Agron Shehajt, ku nuk kanë munguar as fyerjet.

Mark Marku e ka cilësuar Shehajn një “matrapaz”, teksa shtoi se ai nuk duhet të jetë kryetar i PD-së pasi është standard më i ulët se Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, Shehaj i ka thënë MArkut se është “kampion i dorëheqjes”, pasi u tërhoqë nga mandati i deputetit.

Marku: Unë mendoj që një matrapaz nuk duhet të bëhet kryetar partie

Shehaj: Për kë e ke fjalën, unë jam matrapaz?

Marku: Po, ti je. Je tregtar. Nuk duhet një biznesmen në politikë, pikë.

Shehaj: Kështu e mendon ti. Kujt i plasi?

Marku: Je standard i ulët krahasuar me Bashën apo këdo atje në PD?

Shehaj: Standard i ulët je ti, kampion i dorëheqjes. Ty s’ta mbajti dhe u tërhoqe.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re