Pasi u takua me kryeministrin Rama dhe u thirr në bashki për të nënshkruar marrëveshjen Nënë Liza (një nga banoret që do i shembet banesa të “5 maji”) deklaroi për mediat se nuk ka firmosur asgjë.

Një banor tjetër paralajmëroi Ramën dhe kryetarin e Bashkisë Tiranë se pas kësaj përpjekjeje për të manipuluar nënë Lizën protestat do të trefishohen.

Kontratën banorët e quajtën “paçavure” pasi sipas tyre aty shkruhet: Të dhurohet banesa dhe në një të ardhme të afërt premtohet tu jepet një tjetër.

Liza Marku, e njohur në ditët e fundit në rrjetet sociale si “nënë Liza” është një ndër banoret që ka kundërshtuar me cdo kusht forcat e policisë. Ajo së bashku me banorë të tjerë të “5 majit” kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.

Deklarata për mediat
Banori i njësisë nr.8: A doni me e dit drejt? Asnjë nënë nuk mashtrohet. Firmos se je në besë time i thanë.

Nënë Liza: Është kontrata gati hajde, jam larg I thashë.

Banori: E kemi lexu, kjo është paçavure. Fal dhe dhuro pasurinë se në një të ardhme ta premtoj. Deshën të mashtrojnë nën Lizën, po kjo është e zgjuar. Tani do trefishohen protestat!

Nënë Liza: Nuk kam kohë i thashë se doja një me vete, se nuk shoh mirë, jam hutu.

“Kur të bëhet”-tha ai.

Shkresa:

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re