Një 82-vjecar në Velipojë dhe një tjetër i moshuar 80-vjecar nga Kosova në Golem ndërruan jetë pasi pësuan atak kardiak me t’u futur në ujë.

Por të rrezikuar nuk janë vetëm moshat e treta. Mjekët kardiologë shpjegojnë rrethanat kur një pushues mund të pësojë problem shëndetësore.

Ata që kanë probleme me zemrën duhet të bëjnë kujdes kur futen në ujë për t’u larë. Edhe pacientët që vuajnë nga sëmundje të tjera përveç atyre të zemrës, si diabeti apo hipertensioni, janë shumë të rrezikuar.

Mjekët rekomandojnë që njerëzit që vuajnë apo kanë shqetësime nga zemra, të kryejnë një kontroll para se të nisen me pushime dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe fruta, për t’i dhënë mundësi trupit të jetë i hidratuar.

Burimi: Vizion Plus TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re