VALENTINA MADANI/ Kuvendi konfirmoi dje se njeh zyrtarisht Lulzim Bashën si kryetar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Seanca parlamentare u shoqërua me replika dhe debate mes kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe deputetit të PD, Gazment Bardhi.

Debati është bërë për kreun e Grupit Parlamentar të PD-së. Sipas Bardhit, grupi i PD-së nuk ka bërë asnjë ndryshim të grupit parlamentar, ndërkohë që zyrtarisht me firmën e Bashës, kryetare e grupit është deleguar Flutura Açka.

Përplasja mes tyre, nisi pasi Gazment Bardhi hodhi akuza në sallën e Parlametin se kryeparlementarja ka thirrur në zyrë nënkryetaren e Kuvendit për të vendosur për kreun e Grupit të PD-së.

“Kush je ti moj? A je në terezi apo jo?”, iu drejtua ai. Ndërsa Nikolla u përgjigj: “Paske edhe një veti tjetër, rri te vrima e çelësit për të parë se kë marr unë në zyrë”, u shpreh Bardhi. Por, Nikolla iu përgjigj: “Kujdes, nuk të marr leje unë se kë ftoj në zyrë. Paske edhe një veti tjetër, rri tek vrima e çelësit për të parë se kë marr unë në zyrë. Po rri se është turp”. Më tej, Bardhi i kërkoi llogari: “Pse thërret Ermonela Felaj në zyrë, do vendosni për kryetarin e Grupit të PD. Kush je ti moj? A je në terezi apo jo?”. “Qetësohu se kë marrë në zyrë dhe çfarë diskutoj nuk të marr leje ty”, tha Nikolla. Por, ai reagoi sërish: “Patjetër që do më marrësh leje mua, nuk e cakton as ti, as Ermonela”. Ndërkohë, Nikolla u shpreh: “Nuk është asnjë grup parlamentar që merr vendim për grupin tim E thërras se dua unë, për çështje pune. Është nënkryetare e Kuvendit”.

Në seancën e djeshme plenare, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla komunikoi anëtarët e Kryesisë së re të Partisë Demokratike. Bazuar në dokumentin që ajo lexoi, kryetari i PD-së ligjore ka autorizuar në krye të Grupit Parlamentar të PD-së Flutura Açkën.

“Me propozim të kryetarit të partisë vendoset përbërja e Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD: Flutura Açka nënkryetare e autorizuar për përfaqësimin e grupit parlamentar në mungesë të kryetarit. Kreshnik Çollaku nënkryetar, Arbi Agalliu Sekretar, Oriola Pampuri Zëdhënëse. Firmosur nga kryetari Lulzim Basha i grupit”, njoftoi Nikolla.

Një komunikim i tillë, shkaktoi debate të ashpra me Gazment Bardhin i cili e ka mbajtur më parë postin e kreut të grupit parlamentar.

“Nuk i drejtohesh dot askujt si kryetar i PD-së, nëse ty të vjen dokument me emër të grupit parlamentar të PD-së ti nuk thërret anëtarë të PS për ta marrë në shqyrtim, por dokumentacionin e vë në dispozicion të deputetëve opozitarë. Sot kryetarja e Kuvendit është qesharake”, u shpreh Bardhi.

Ky i fundit i hodhi akuza Nikollës se ka ndryshuar listën e diskutuesve në shkelje flagrante të Rregullores. Ne ndryshimet e fundit të bëra në statutin e PD-së, specifikohej se kur partia ishte jo në mazhorancë, kryetari i partisë merrte automatikisht edhe pozicionin e kreut te grupit parlamentar. Mirepo po në statut sanksionohet se kryetari i partisë ka të drejtë ta delegojë pozicionin e kreut të grupit parlamentar, gjë të cilën Basha e ka bërë pikërisht tani.

Në mbedhjen e fundit të Keshillit Kombëtar të PD-së, Flutura Açka u emërua edhe si një nga 4 nënkryetaret e Partisë Demokratike. Debati per kreun e grupit parlamentar solli një përplasje te forte mes demokrateve, aq sa ai që e mbante këtë pozicion Gaz Bardhi, u nda nga Basha duke e sulmuar fort këtë të fundit.

Pas letrës që kryeparlamentarja Nikolla lexoi në kuvend ku Açkës i delegohej posti i kreut te grupit parlamentar të PD-së, reagoi gjatë seancës edhe vetë Gazmend Bardhi. Ai iu drejtua Lindita Nikollës duke thënë se ajo ishte duke provokuar, jo pak por 50 deputetë të opozitës.

Gjatë debatit ka ndërhyrë edhe Agron Gjekmarkaj, sipas të cilit Basha ka vetëm 7 deputetë.

”Ne për fat të keq, kemi pasur shumë probleme me matemikën 7×7 bëjnë 42 dhe nuk na kanë dale mirë për 10 vite. Në fakt, matematicieni në fjalë ka vetëm 7 numra dhe nuk ka me çfarë e shumëzon për t’u bërë 49. 49 janë në krahun tjetër. Çdo përsiatje është e kotë dhe e tepërt kur numrat janë të qartë dhe shihen me sy nga atje lart dhe ëhstë e kotë të vazhdohet ky debat”, deklaroi deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj.

Deputetët që mbështesin Gazmend Bardhin si kryetar të Grupit Parlamentar e akuzojnë kryetaren e Kuvendit se po vihet në shërbim të Lulzim Bashës, me urdhër të Edi Ramës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re