Republikania amerikane Alexandria Ocasio-Cortez doli para parlamentit të enjten dhe bëri një fjalim të áshpër drejtuar një anëtari të Kongresit, i cili përdori gjuhë pòshtëruese ndaj saj dhe më pas e mohoi.

“Para gazetarëve, republiani Ted Yoho më quajti, po e citoj, “një dreq k*rve”. Këto janë fjalët që përdori Republikani  Yoho ndaj një gruaje kongresi, “tha Ocasio-Cortez, duke përdorur frazën e plotë.

“Nuk kam nevojë që republikani Yoho të më kërkojë falje. Duket qartë se ai nuk dëshiron. Është e qartë se kur i jepet mundësia ai nuk e bën. Dhe unë nuk do të qëndroj të gjithë natën zgjuar për të pritur ndjesën e një burri që nuk pendohet për gjuhën fyèse që përdor ndaj femrave”, tha Ocasio-Cortez.

“Kjo nuk është dicka e re … është një kulturë e mungesës së pandëshkueshmërisë; e pranimit të dhùnës dhe gjuhës së dhùnshme ndaj grave; dhe një strukturë e tërë e fuqisë që e mbështet atë”, shtoi Cortez. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re