Kryetarja e Komisionit Hetimor për PPP në shëndetësi, Albana Vokshi ka debatuar me tone të larta me zv.kryetarin e këtij komisioni, Plarent Ndreca.

Mazhoranca dhe opozita nuk po gjejnë dot dakordësinë, për të miratuar rendin e ditës. Plarent Ndreca përsëriti qëndrimi e mazhorancës për të vijuar fillimisht me miratimin e Planit Hetimor e pastaj me kërkesat për informacion.

Ndërkohë opozita kërkon që të miratohen kërkesat për informacion.

DEBATET:

Albana Vokshi: Mos bë zhurmuesin, zhurmuesin mund të tentoni tja vini rai 3. Se edhe këto kërkesat tona po shkojnë në kalendat e rai 3

Kemi kërkesa për informacion të depozituara që në mbledhjen e dytë të këtij komisioni, të përgatitura nga ne, nga ekspertët tanë dhe tuajt.

Këto kërkesa kanë nevojë edhe për votën tuaj në këtë komision

Pika e dytë është diskutimi mbi dy planetg që janë dorëzuar nga ekspertët tuaj dhe tanë. Duroni sepse edhe ne duam ta diskutojmë planin tuaj.

Ju lutem me mirëkuptimin tuaj të vazhdojmë shqyrtimin e shkresave dhe të vazhdojmë tek plani, kush është plani i PS dhe i PD

Plarent Ndreca: Do e filloj ku e latë, ju e keni të qartë planin tuaj të hetimit. Pra ju e keni dorëzuar dhe ja ku e keni, dhe jo plani paraprak. O zonjë ti je në rome, tek rai 3 unë jam këtu.

Albana Vokshi: Të dielen prapë tek rai 3

Plarent Ndreca: Ju e keni bërë planin e hetimit, ne e kemi bërë planin tonë

Albana Vokshi: Ne nuk e kemi bërë

Plarent Ndreca: O zonjë prit të mbaroj. Dokumentet e dorëzuara thonë se ka dy dokumente të miratuara nga ekspertët

Albana Vokshi: Të propozuara

Plarent Ndreca: O Zot, kjo firma ca do të thotë? Thashë të miratuara nga ekspertet dhe jo nga komisioni

Albana Vokshi: Juristi duhet ti qëndrojë besnik ligji

Plarent Ndreca: Një inxhinierë tekstile nuk mund ti thotë dot një juristi ca të flasi. Të lutem, unë nuk ta përmend profesionin, sepse sa herë të ma përmendesh do të ta përmend profesionin

Albana Vokshi: E kupton gjuha e këtyre diskriminuese ndaj profesioneve të ndryshme. Unë ligjin e zbatoj si inxhiniere

Plarent Ndreca: Je dhunuese sistematike e fjalës së deputeteve. Ti je këtu për të moderuar për një debat profesional.

Albana Vokshi: Të dhemb kur bëjmë denoncimet eee?

Plarent Ndreca: Nuk më dhemb, sepse ajo që më intereson mua është procesi i rregullt ligjor që ti nuk ja ke idenë

Albana Vokshi: Një i kapur nga konflikti i interesit unë nuk pres që të zhbllokojë punën e këtij komisionit

Plarent Ndreca: Hajde me mua në gjykatë moj zonjë. Meqë je trime kaq e madhe dhe je prokurore e aftë hajde në gjykatë dhe i provojmë. Je njeriu më i paparshtatshëm për të drejtuar këtë komision sepse je kallëzuese penale

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re