Detaje të reja kanë dalë në dritë sa i takon arrestimit të 36 vjeçarit Edevaldo Haxhiu, i cili dyshohet se ka ndihmuar ‘superhajdutin’ turk Faruk Fatih Ozer të fshihet në Shqipëri.

Njëri nga personat e pyetur është shtetasi Altjan Canaj që tregon se i dyshuari Haxhiu i kërkoi në telefon të merrte një person me emrin Erkan.

“Mbasi e mora me BMW në ngjyrë të bardhë që i përket Edevaldos e lashë në një hotel pranë 21 dhjetorit dhe më pas u ktheva në Durrës”. tregon dëshmitari.

“Duke qenë se konsumoja alkool i thashë mikut tim ta priste” rrëfen i dyshuari . Të nesërmen kur u interesova pranë hotelit për Erkanin ata më thanë se ky shtetas quhej Faruk Ozer. Por prokuroria këmbëngul se në përgjimet e detajuara, të riut i shkroi një mik ku e paralajmëronte ” je tu marr veten në qafë për kokë të kalamajve”.

Hetimi kundër krimeve kibernetike zbuloi se në 9 raste Ozer foli në telefon me shqiptarë, menjëherë mbasi në datën 20 prill ai kaloi përmes aeroportit të Rinasit.

Njëri nga shtetasit që e ndihmoi atë përgjatë kësaj arratie është 36 vjeçari Edevaldo Haxhiu i cili përfundoi në pranga si personi që e priti turkun e shumëkërkuar i dyshuar në vendin e tij se mashtroi 391 mijë anëtare për shkëmbimin e monedhave virtuale dhe mbasi grumbulloi asete dixhitale në vlerën e 2 bilionë dollarëve u largua nga Turqia, shkruan Top Channel.

Të nesërmen kur është takuar me të dyshuarin turku i është prezantuar si Faruk Fatih Ozer. Nga frika më pas kur mësoi se bëhej fjalë për një të shumë kërkuar i riu flaku telefonin e tij së bashku me numrin në përdorim. Edevaldo Haxhiu pranon se e priti turkun e shumë kërkuar pasi e kishte porosi nga një person tjetër me emrin Murat , që nuk ja prezantoi me identitetin e vërtetë.

U arrestua se kishte ndihmuar bosin e kriptomonedhave turke gjatë qëndrimit në Shqipëri, policia e Tiranës nxjerr njoftimin: Bashkëpunonte me Faruk Ozer për krijimin dhe shitjen e monedhave

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re