Ish-ambasadori shqiptar në OKB, Agim Nesho, është përplasur me analistin Baton Haxhiu, mbrëmjen e sotme.

Ndërsa ishin të dy të ftuar në studion e “Opinion” dhe po diskutonin në lidhje me aktakuzën me të cilën po përballet Presidenti Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e ish-ushtarët e UÇK-së, Nesho ‘iu hodh’ Haxhiut dhe e quajti një përkrahës të Serbisë.

Sipas Neshos, ka qenë Haxhiu ai që ka përkrahur Aleksandar Vuçiçin dhe e ka quajtur atë njeriun e paqes dhe se për këtë fjalime, vjen ky produkt i sotëm, që akuzohet UÇK-ja. Ndërsa, sipas Haxhiut, kjo gjë vjen sepse Serbia është fuqizuar.

Pjesë nga debati

Baton Haxhiu: Do e shihni tash e tutje se çfarë do të ndodhë?

Agim Nesho: Jo, jo jemi akoma.

Baton Haxhiu: Shikoje sa është fuqizuar Serbia, sa e ka GDP-në.

Agim Nesho: Po pse çfarë do të thotë që është fuqizuar Serbia.

Baton Haxhiu: E kanë harruar tashmë njerëzit se çfarë ka bërë Serbia, kush po akuzohet për krìme lufte? Po akuzohet UÇK-ja…

Agim Nesho: Ne kemi harruar të shtrojmë çështjen e genōcidit…Kush e pranoi Vuçiçin si njeriun e paqes….? Kush doli në Vjenë dhe tha që jemi miq? Isha unë apo ishte ti?

Baton Haxhiu: Kjo është e rëndësishme…

Agim Nesho: Po jo more, kjo s’është e rëndësishme se ti je vìktimë, kë rënë në lojën e tyre….dhe prandaj krijohet kjo

Baton Haxhiu: Çfarë po krijohet more?

Agim Nesho: Kjo pra që sjell këtë produkt….