Kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka shprehur një tjetër shqetësim lidhur me atë çfarë po ndodh në Europën e sotme me shenja të dukshme krize.

Në fjalimin e tij në konferencën “Anëtarët e komunitetit: Solidariteti në Evropë”, të mbajtur në Firence, Juncker dha alarmin dhe të krizës së solidaritetit, shfaqur sidomos në sjelljen ndaj emigrantëve.

“Jam shumë i pezmatuar nga të çarat e shkaktuara prej krizës së emigrantëve në drejtim të solidaritetit tonë”, tha Juncker.

Ai tha se populizmi dhe nacionalizmi, pos krizës ekonomike, po rrisin hendekun mes shteteve të BE-së.

Sipas Juncker, shpëtimi për projektin evropian do të ishte pikërisht një solidaritet më i madh midis tyre.

Gjithashtu, diplomati i lartë europian lëshoi një tjetër apel për Ballkanin Perëndimor, duke bërë thirrje për një integrim sa më të shpejtë të rajonit në Europë. “Urgjentisht të nevojshme perspektivë evropiane”, duke paralajmëruar se “ato mund të përsërisin problemet dhe tragjeditë që kanë ndodhur në të kaluarën”.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re