Zgjedhjet lokale të 14 majit për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj në 61 bashkitë e vendit po ndiqen me kujdes edhe në Kosovë.

Gazetarja Linda Karadaku, në një lidhje direkte nga Prishtina ka sjellë për ABC News atmosferën sesi po i shikojnë zhvillimet e fundit në vendin tonë nga Kosova.

Një numër i madh qytetarësh nga Kosova kanë shtetësi shqiptare, ku një ndër to është edhe  Behxhet Begu I cili është shprehur se çështjet politike në Shqipëri ndiqen me shumë kujdes në Kosovë.

Uroj që zgjedhjet lokale në Shqipëri të shkojnë mirë, kureshtja dhe dëshira jonë për zhvillimet politike në Shqipëri nuk lidhen me shtetësinë por me një traditë. Qytetarët në Kosovë ju vetëm ato që kanë shtetësi të dyfishtë janë të interesuar për të parë dhe për të ditur programet politike. Durrësi është një qytet simbolik për shqiptarët dhe pres që të jetë një garë e fortë.

Pres që Durrësi të rregullojë të ardhmen e vet në aspektin turistik, dhe të turizmit sezonal. Pres gjithashtu që të ketë një kryebashkiak për rregullimin e periferisë që po merr një hov të zhvillimit jo urban që po çon në dëmtimin e bukurisë së plazheve”, ka thënë ai.

Drejtori i Institutit për marrëdhëniet ndëretnike, Fatmir Sheholli, në fjalën e tij për ABC News ka theksuar se e rëndësishme është që procesi zgjedhor po vijon me qetësi dhe shpreson që një shembull I tillë të ndiqet edhe në Kosovë.

Urojmë që të jenë zgjedhje të lira dhe demokratike dhe të pranohen nga humbësit. Zgjedhjet në Shqipëri ti tregojnë Evropës dhe ne në Kosovë që një proces i tillë të kalojë një proces i qetë, do të donim që të kishim zgjedhje të tilla pa problem edhe në Kosovë. Me këto zgjedhje tradita e votës shqiptare të jetë demokratike dhe të pranohet rezultati”, ka thënë ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re