Një 31-vjeçare shqiptare është arrestuar në një banesë në Middleton Road në Angli.

 

E reja ra rë pranga në kuadër të një operacioni policor në kuadër të goditjes së trafikimit të qenieve njerëzore.

 

Shefi Rajonal i Hetimeve të NCA, tha se po zhvillohet një hetim i vazhdueshëm ndaj grupeve shqiptare që shërbejnë si ndërmjetës apo transportues të emigrantëve të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe.

 

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët duan të marrin vetëm paratë dhe sipas tyre nuk iu intereson siguria e emigrantëve.

 

Kalimi i paligjshëm nëpërmjet gomoneve apo edhe rrugëve të tjera të paligjshme është shumë Ii rrezikshëm prandaj organet britanike po tregojnë vëmendje të shtuar kundrejt këtyre rasteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re