Sot “Jelekët e Verdhë” kanë filluar të vërshojnë edhe nëpër qytetet e Holandës. Ata janë mbledhur në masë të madhe në qytetet si Hagë, Amsterdam dhe Rotterdam, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, citon .

Ata kanë shpalosur pankarta ku shkruhet “Dorëheqje për Rutte”, “Rutte shko nga këtu”, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte.

“Jelekët e Verdhë” të cilët në përgjithësi u mblodhën me thirrjen e grupeve të djathta ekstreme në vend, në protesta kritikuan politikat qeveritare në çështjet si Pakti i Kombeve të Bashkuara për Emigrantë, moshën për pensionim, çmimet e shtrenjta në shëndetësi dhe arsim si dhe problemin për emigrantët. Protestuesit të cilët u mblodhën përpara Parlamentit në Hagë, kërkuan që kryeministri Rutte të vijë e t’i takojë ata personalisht.

Nga ana tjetër, sot në mëngjes vetë kryeministri holandez ka dalë në mbështetje të“jelekëve të verdhë”!

“Ne të gjithë kemi jelekë të verdhë, sepse të gjithë ne në njëfarë mënyre ndjejmë shqetësime rreth asaj që po ndodh në shoqëri. Politikanët duhet, për aq sa është e mundur, t’u japin përgjigje disa pyetjeve“, u tha Rutte gazetarëve në Hagë, duke potencuar se edhe veten mund ta imagjinojë në pozicionin e “Jelekëve të Verdhë”.

“Protestat e jelekëve të verdhë janë një shprehje e qartë shqetësimi për ndryshimet klimatike, fluksin e migrantëve dhe situatës ekonomike të qytetarëve me të ardhura të mesme. Këto janë shqetësimet që të gjithë i ndjejnë“, ka thënë në fund tha kryeministri holandez Mark Rutte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re