Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet mëngjesin e sotëm me sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve, në përpjekje për të “shuar” javët e trazirave në Paris dhe qytete të tjera.
Takimi i së hënës vjen përpara një adresimi televiziv gjatë mbrëmjes, ku Macron pritet të njoftojë për qytetarët masat për tejkalimin e kësaj situate.
Franca kaloi katër fundjava protestash të dhunshme kundër rritjes së taksave të karburantit, kostove të jetesës dhe çështjeve të tjera.
Rreth 136,000 protestues “jelekë të verdhë” dolën në rrugë të shtunën. Më shumë se 1,200 u ndaluan nga forcat e rendit
Ndërkohë që Ministri i Financave, Bruno Le Maire, e përshkroi situatën si një “katastrofë për bizneset” dhe ekonominë.
