Skip to content

“Jelekverdhët” e Hollandës: të ikë kryeministri Mark Rutte

“Jelekverdhë” janë shfaqur dhe në Hollandë, ku ndryshe nga ata të Francës nuk po djegin e shkatërrojnë, por po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Mark Rutte.

Protestat janë shtrirë në në Hagë, Amsterdam dhe Roterdam ku si motiv janë pakënaqësitë me fluksin e migrantëve, situatën ekonomike të qytetarëve me të ardhura të mesme si dhe kostot e shëndetësisë dhe arsimit.

Ironik është fakti se këto vende që po kaplohen nga protestat për koston e jetesës, duke u ankuar se po rritet, janë njëherësh ëndërr e synim për shumë njerëz në Ballkan, ku kryeson Shqipëria.