Në Beograd u mbajt e treta protestë radhazi kundër qeverisjes Vuçiç-Brnabiç, pra udhëheqjes së Beogradit, nën slloganin “Një në pesë milion”. Po pse? Sepse Vuçiç deklaroi ditë më parë se sikur dhe 5 milion serbë të derdhen rrugëve, ai nuk do pranojë kërkesat e tyre.

Protestat startuan me slloganin “Stop këmishave të gjakosura”, ku si shkak qe rrahja e një lideri partiak në opozitë Borko Stefanoviç.

Në protestën e kësaj të shtune, mbajtur në  sheshin “Slavija” të Beogradit, organizatorët thanë se prezentë ishin nga 35,000 deri në 40,000 njerëz.

Dhe, si në Francë, protestuesit u shfaqën me jelek të verdhë duke iu rënë bilbilave. Ndër thirrjet për liri, u shfaqën dhe ato për mosparagjykim seksual.

Turma, duke mbajtur flamurin në ngjyrat e ylberit, përcolli dhe parulla të tipit “transfobia është dhunë” dhe “homofobia është dhunë”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re