Pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve me Kryeministrin Shejh Hasina në kuadër të vizitës në Bangladesh, Kryeministri Binali Jëlldërm, dha një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ai tha se nuk kanë harruar veçanërisht mbështetjen e dhënë nga populli i Bangladeshit pas tentativës së poshtër të vitit të kaluar të grushtit të shtetit më 15 korrik nga ana e organizatës terroriste gyleniste (FETO), mbështetje kjo ndaj demokracisë dhe qeverisë turke si dhe shprehu falënderimet për këtë.
Jëlldërëm vlerësoi edhe problemet e myslimanëve të Arakanit, të cilët që nga 25 gushti janë bërë pre e masakrave të ekstremistëve budistë dhe ushtrisë së Mianmarit dhe duke braktisur shtëpitë e tyre janë strehuar në Bangladesh.
“Duhen ndërmarrë veprimtari më aktive për çështjen e ndihmave humanitare dhe zgjidhjen politike. Ne si Turqi që në fillim jemi përpjekur të lehtësojmë dhe të ulim në minimum barrën e rreth 10 milionë refugjatëve që mundohen të mbijetojnë në kushte të vështira deri në sigurimin e plotë të zgjidhjes politike. Kështu që edhe sot e tutje, nën drejtimin dhe rrugën e treguar nga qeveria e Bangladeshit do të vazhdojmë të japim kontributin dhe mbështetjen e duhur për myslimanët e Arakanit të strehuar në Bangladesh” tha Jëlldërëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re