Organizata e Kombeve të Bashkuara sot bëri të ditur se konflikti në Jemen ka marrë jetën e 233 mijë personave gjatë gjashtë viteve të fundit.

Në një raport, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se konflikti në Jemen deri më tani ka marrë jetën e 233 mijë njerëzve, duke shtuar se “ky numër i madh është fatkeq dhe i papranueshëm”.

Ajo theksoi se këta njerëz kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës në Jemen ose drejtpërdrejt për shkak të konfliktit ose për arsye që lidhen me të.

Sipas OCHA-s, Jemeni ka arritur një pikë kritike dhe ekziston nevojë urgjente për armëpushim tani.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicion ushtarak i udhëhequr nga sauditët nisi një fushatë shkatërruese ajrore që synonte të rikthente territoret e pushtuara nga Huthit.

Dhjetëra mijëra jemenas, përfshirë civilë, besohet se janë vrarë në konflikt, i cili ka çuar në krizën më të keqe humanitare në botë, pasi miliona përballen me rrezikun e urisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re