Si pasojë e luftimeve dhe sulmeve ajrore mes forcave qeveritare dhe koalicionit dhe milicëve huthi të mbështetur nga Iranit në Jemen, janë vrarë 814 njerëz.

Forcat e koalicionit kanë kryer 88 operacione në 72 orët e fundit në rajonet Al-Kesara dhe Al-Jabai në provincën perëndimore Marib, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite (SPA).

Më shumë se 264 milicë huthi u neutralizuan dhe 36 automjete ushtarake u shkatërruan.

Zëdhënësi ushtarak i huthive, Yahya Es-Seri tha në një konferencë shtypi se milicitë huthi kishin vrarë 550 njerëz, plagosur 1.200 dhe kishin zënë robër 90 të tjerë.

“Gjithsej 3.200 kilometra katrorë u çliruan gjatë operacionit të koduar “Pranvera e Fitores” në provincat Shabve dhe Marib“, tha ai.

Huthitë e mbështetur nga Irani në Jemen mbajnë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa zona që nga shtatori 2014. Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite mbështesin qeverinë e Jemenit kundër huthive që nga marsi i vitit 2015.

Shtatë vjet luftime në Jemen kanë vrarë 233.000 njerëz. Jemeni, një nga vendet më të varfra në botë, ka parë një krizë humanitare në rritje për shkak të luftës civile që ka arritur nivele të tmerrshme.

Sipas Kombeve të Bashkuara në Jemen, një vend me rreth 30 milionë banorë, më shumë se 22 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re