Kjo është banesa ku banon 61-vjeçarja Sema Shegaj, në fshatin Melgushë të Bashkisë Vau i Dejës.

E moshuara jeton në një banesë të rrënuar me djalin e saj dhe bën apel për ndihmë, pasi u rrezikohet edhe jeta. Bashkëshorti i ka ndërruar jetë para disa vitesh dhe gjendja ekonomike ka ardhur duke u vështirësuar.

Të afërm të 61-vjeçares janë munduar ti ndërtojnë një shtëpi të re, por nuk e kanë realizuar deri në fund dhe si rrjedhojë e moshuara vijon të jetojë në banesën e rrënuar.

“Vetëm me djalin jetoj, kaq kohë pa punë, vec një lopë kam. Vec unë e djali, ka nja tre ditë ka hyrë në hekra. Jo asnjë ndihmë, dje na sollën një djalë kacurrel, edhe vjet një futbollist. As kryetari, ke tokën, e kam, tani vec një lopë kam. Më ka ndihmuar pak djali, pak djemtë e axhës. S’jemi në gjendje, copë copë, pa punë. Kjo është rrezik, kam bërë operacion 7 muaj. Më kanë dhënë shoqatat ushqime deri sa vajti dajli 18 vjeç. Nëse keni mundësi me na dhënë” – u shpreh 61-vjeçarja për mediat.

61-vjeçarja Shegaj kërkon ndihmë që të ketë të paktën një banesë të përshtatshme për jetesë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re