Një protestë është organizuar ditën e sotme nga Proteste nxënësit dhe prindërit e shkollës 9-vjeçare “Liria” në qytetin e Shkodrës. Si prindërit ashtu edhe nxënësit janë kundër largimit te drejtorit te shkollës, Petrit Proni.

Ato shprehen se do bojkotojne mësimin nese drejtori nuk rikthehet në shkollë, pasi ky i fundit ishte personi që kishte kontribuuar më së shumti në komunitet dhe ishte tepër i dashur për nxënësit dhe prindërit.

Ky është rasti i dytë brenda pak javësh në Shkodër, që ka lëvizje në drejtoritë e shkollave.

“Është i vetmi drejtor që punon për komunitetin tonë. Ne nuk jemi dakord me largimin e drejtorit nga shkolla. Nëse ai do të largohet nga shkolla pjesa më e madhe e fëmijëve nuk do vijnë në shkollë. Sot ka ardhur urdhëri që drejtori të zëvendësohet me një tjetër. Prandaj ne jemi çuar peshë, për mos ta lejuar këtë gjë”– u shpreh njëri prej prindërve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re