Gazment Bardhi në një prononcim për media u shpreh se në vitin 2022 i ka besuar Enkelejd Alibeajt bashkëdrejtimin e Punës për Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, por shprehet se ai besim u shpërdorua pasi nuk u çua përpara.

Bardhi tha se e gjitha ka qenë një strategji për ta lënë në harresë Reformën Zgjedhore, teksa shtoi se opozita nuk do të lejojë zhvillimin normal të ,mbledhjeve derisa të plotësohen kushtet.

“I kam besuar në maj të 2022 Alibeajt për të bashkëdrejtuar punën në komisionin e Reformës Zgjedhore, E ka patur besimin për një kohë shumë të gjatë dhe jemi dëshmitarë që ajo reformë nuk është çuar përpara. Vetëm kur opozita ngriti zërin për bllokim të reformës zgjedhore, kolegët u kujtuan…Pra u shpërdorua besimi dhe ishte një strategji për ta lënë në harresë reformën zgjedhore.

Për opozitën, do të duhet të reflektojë më së pari garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të komisionit të Venecias, pastaj për listat e hapura që absolutisht është i mirëpritur. Nuk e ka bërë Basha për herë të parë, ka qenë kundër në fillim. Ta nisim debatin nga aty ku duhet. Kjo PD ka djegur mandatet sepse nuk kishte garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka bërë protesta. Ne nuk luajmë rolin për një parti të vogël. PD është alternativë, alternativë e pushtetit.

Mbledhjet thirren thjesht si fasadë. Dihet që opozita nuk lejon zhvillimin normal derisa të plotësohen kushtet. Thjesht duan t’u hedhin hi syve qytetarëve të thonë ja e bllokoi opozita”, tha Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re