Skip to content

Jemi ende në fillim të Nëntorit! Rama zbulon sa kapacitete të lira ka në spitalet Covid: Gazetarët të shkojnë të shohin Covid 4 që është bosh

Kreu i qeverisë Edi Rama ka zbuluar se në momentet që flasim 30% e kapaciteteve spitalore për Covid 19 janë të lira, ndërkohë që kujtojmë se jemi ende në fillim të muajit Nëntor, dhe sipas të gjithë ekspertëve edhe muaji i ardhshëm do të jetë ai i ”ferrit”.

Në një kohë kur mediat kërkojnë të kenë akses në spitalet Covid 1 dhe 2, Rama i ftoi të gjithë që të shkojnë dhe të shohin spitalin Covid 4, që në fakt ka vetëm shtretër bosh, dhe që nuk dihet nëse ka ekipe mjekësore për tiu shërbyer pacientëve që do të priten atje.

“Sot që flasim kemi 30% të strukturave të lira në spitalet, mund të shkoni që të shihni spitalin Covid 4 që është bosh, atje mund të vini dhe ta vizitoni, pasi nuk ka rrezik as për ju, dhe as për stafet tuaja.

Shikoni çfarë ndodh në Hollandë, që Gjermania i ka hapur kanale jeshile për të çuar pacientë të trajtohen nga Covid. Është Hollanda! Kemi ende rezerva, se për fatin e mirë nuk ka pasur nevojë për përdorimin e të gjitha paisjeve të kujdesit intesiv”, shprehet Rama në postimin e tij.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb