Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur pas mbledhjes së kryesisë në selinë e PS, ku tha se kjo forcë politike është gati që sot të hyjë për të fituar zgjedhjet e pjesshme lokale.

Sipas Gjiknurit PS është vazhdimisht në kontakt me organizatën në bazë, në mënyrë që të hyjë në zgjedhje për të fituar.

Sa i takon zgjedhjeve lokale të pjesshme, ato sipas Gjiknurit duhet të shpallen nga presidenti Meta jo më larg se 45 ditë nga zbardhja e vendimit të Gjykatës kushtetuese, sa i takon çështjes së 30 Qershorit.

Zgjedhje priten në të paktën 7 bashki, ku kryetarët janë dorëhequr ose shkarkuar, apo rasti i Shkodrës ku Voltana Ademi mban prej dy vitesh mandatin në tejkalim të afatit 4-vjeçar.

“Ne gati jemi dhe për zgjedhjet e pjesshme vendore, pas zbardhjes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese, që nuk ka pse vonon pas opinionit të Venecias, brenda 45 ditësh presidenti duhet të dekretojë zgjedhjet. Ne jemi të gatshëm që ti fitojmë ato”, tha Gjiknuri përpara gazetarëve.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko