Skip to content

“Jemi gati t’i ofrojmë dorën e bashkëpunimit”, për çfarë misioni ‘hyjnor’ Basha pranon të takohet me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka theksuar edhe njëherë tjetër angazhimin e tij për një nga shtyllat të cilat u themelua PD, antarësimi i Shqipërisë në Evropë.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Për mua dhe për Partinë Demokratike nuk ka mision më hyjnor sesa të përfundoj një nga shtyllat për të cilat u themelua PD: anëtarësimin e Shqipërisë në Europë. Nesër në fjalën time të parë si kryeministër do t’i ofroj dorën e bashkëpunimit pa rezerva dhe çdo konsensus dhe kompromis të mundshëm në politikë opozitës së nesërme, me qëllim dhe në funksion të arritjes së ëndrrës së gjithë shqiptarëve, për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. #SHQIPERIAFITON

 

/faxweb