Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli u shpreh se vazhdon t’i qëndrojë bindjeve të saj kundër tre kryetarëve, që sipas saj janë të korruptuar.

Gjatë një interviste për “Open”, Topalli u shpreh se mandatet që do të marrë Lëvizja për Ndryshim do i bashkojë me opozitën, por me kushtin që të negociojnë për kryeministër.

“Ne jemi kundra të treve. Kundër Ramës, kundër Bashës, kundër Metës, që në momente ta caktuara janë marrë vesh shumë mirë me njeri-tjetrin.

Ata kur duket sikur kërkojnë një zgjidhje lëshonin çdo gjë dhe ishin bashkë me njeri-tjetrin kur bënë kodin elektoral, heshtën kur u bënë ndryshimet kushtetuese që kishin prblematika të mëdha.

Këtu bën dallim Meta që ka qenë kundër ndryshimeve kushtetuese. Ishin bashkë kur ndodhi çështja e teatrit. Historia e 8 viteve i ka hequr kredibilitetin këtyre kryetarëve.

Unë nuk jam për të zgjedhur të keqen më të vogël. Mandatet që do të marrim ne mund t’i bashkojmë me opozitës, por duke negociuar për kryeministrin”, tha Topalli.