Skip to content

“Jemi kundër sistemit!”/ Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

marshimi protesta

Janë mbyllur fjalimet e protestës sot në ditën e 134-të.

Protestuesit tashmë kanë nisur të marshojnë në rrugët e Tiranës.

“Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”, “Poshtë narko-shteti”, “Jemi kundër sistemit!” janë disa nga thirrjet në këtë protestë.

Qytetarët kanë dalë prej 129 ditësh në shesh dhe vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.