Skip to content

“Jemi larg BE-së”/ Debate për hapjen e negociatave, Sulo: Problemi është tek qeveria! Hila: Mos u bëj më katolik se Papa…

Analisti Arion Sulo thotë se Shqipëria fatkeqësisht sot është larg Bashkimit Europian në standarde.

Gjatë një debati në emisionin “Open” në News24, ai u shpreh se problemi është tek qeveria.

Nga ana tjetër, Dritan Hila tha se Shqipëria ka probleme, por se problematikat nuk janë shkaktuar vetëm nga keqqeverisja.

Pjesë nga debati

Dritan Hila:  Situata në vend sa i përket rendit ka qenë më keq. Më përpara të vidhnin makinën.

Arion Sulo: Jemi larg BE-së.

Dritan Hila: Ne kemi probleme. Ka probleme, por nuk janë probleme që vijnë vetëm nga keqqeverisja. Kemi probleme me startin ekonomik nga vijmë. Mos u bëj më katolik se Papa, ti ke Agron Gjekmarkajn pranë dhe nuk po flet kaq shumë.

Arion Sulo: Problemi është tek qeveria Rama. Një përfaqësues ndërkombëtar thoshte që mjafton të dalësh nëpër Tiranë dhe kupton se ku jeton.

Dritan Hila: Unë mendoj se është arritje e madhe. Transparenca në prokurimet publike është e rëndësishme, që të goditet korrupsioni.

“”