Analisti, Leonard Olli i ftuar në Panorama TV, ka folur në lidhje me “8 Dhjetorin”, situatën e opozitës, mundësisë për zgjidhjet e parakohshme dhe për Kongresin e Partisë Socialiste.

Olli tha se “8 Dhjetori” shënoi çlirimin nga prangat e një diktature tmerrësisht të egër dhe i kjo i dha mundësi për zhvillim ardheut, por edhe shqiptarëve të diasporës dhe Kosovës.

“8 dhjetorit shënoi çlirimin nga prangat e një diktature tmerrësisht të egër. Clirimi i atdheut, dha mundësinë për shumë zhvillime te tjera për shqiptarët e diasporës dhe Kosovës” u shpreh fillimisht ai. Sa i përket faktit nëse janë realizuar sot objektivat e studentëve të dhjetorit, Olli tha: :Sigurisht që jo. Relativisht është dialektike. Në atë ditë dhjetori, rinia kishte vetëm shpresën, por nuk ishin të  përgatitur për rrugëtimin. Në ato momente anashkaluan sesa e vështirë do të ishte, në aspektin e mentalitetit për ndryshuar vetveten.Jemi shumë mbrapa objektivave të studentëve të dhjetori dhe gjithë shqiptarëve.

Në lidhje me situatën e tensionuar në Kuvend, analisti specifikoi se provokuesi dhe përfituesi më i madh është mazhoranca. Sipas tij qëndresa e opozitës është e drejtë, por nuk është rezultative dhe për këtë arsye duhen parë mundësi të tjera.

“Si provokuesi, si përfituesi më i madh është mazhoranca për fat të keq. Mazhoranca ka të gjitha mjetet në dispozicion për të marrë vendim. Pakica me përjashtim të reagimit dhe Komision Hetimor nuk ka mjete të tjera për të ushtruar presion ndaj mazhorancës.  Në momentin që një opozitë, kërkon ngritjen e Komisionet Hetimore është e drejtë Kushtetuese që ky të ngrihet, dhe Komisionet kanë qenë një mollë sherri që janë përdorur vazhdimisht në Kuvend.

Këto të drejta po cënohen. E kam thënë dhe po e them, mënyra që po i qaset opozita kësaj shkeljeje, nuk mendoj që është e duhura dhe më e zgjuara. Mund të bëheshin përjashtime në seancat që do të miratohej buxheti dhe më pas të rikthehej sërish. Propozimi i PS për ndryshimet ligjore, një tentativë tjetër për të mos ngritur  Komisionet Hetimore, është një artificë.

Nëse aktet e opozitës do të arrinin të bllokonin kalimin e akteve  të mazhorancës do të kishte sens, por kur t’i nuk i bllokon dot, t’i pengon edhe transparencën” u shpreh Olli.

Duke sikur opozita i ka provuar të gjitha mundësitë dhe nuk ka rrugë tjetër përveç kësaj qendrese, por sipas Ollit kjo nuk është e vërtetë, për të një mundësi për të goditur opozitën është publikimi i gjithë dokumentacionit në media dhe ngritja e Komisioneve Hetimore nëpër qytetet që kanë ndodhur aferat dhe abuzimet.

“Këtë pyetje ma bëri dje edhe një përfaqësues i opozitës, nëse do të donin mendimin tim real, të më thërrisnin dhe të bënim një takim me dyer të mbyllura dhe të diskutonim.

Unë nuk jam këtu për të dhënë këshilla, por për të bërë analizë.  Aktet e dhunës janë të justifikuara në thelb, por a kanë rezultat. Meqë ju pyesni unë po jap një sugjerim të thjeshtë, cfarë pengon që opozita , të gjithë dokumentacionin që ajo ka ta bëjë publike, media aty është, Komisionin Hetimor ta bëjë aty, publikisht. Në momentin që mazhoranca do të kuptojë që e ngre apo jo komisionin faktet janë aty, atëherë t’i arrite qëllimin.

Seancat për aferat të ndryshme të bëhen në qytetet ku janë kryer dhe kjo besoj do të kishte efekt domino” u shpreh ai.

Për të bashkëpunimi Bardhi – Berisha është i vonuar, ndërsa sa i përket Bashës, sipas atij është i ndjerë i përjashtuar nga ish-kryeministri.

“E përshëndes, madje e quaj të vonuar. Ata që janë aty në radhë të parë janë përfaqësues të qytetarëve shqiptarë. Në këtë kuadër roli i deputetëve është shumë i rëndësishëm.

Për të ardhur keq është që pjesa tjetër e Partisë Zyrtare, nuk janë i bashkuar këtij aksionin, por ata janë ndjerë të përjashtuar nga qëndrimi i Berishës” theksoi analisti.

Në lidhje me Kongresin e PS, Olli tha se Rama caktoi këtë datë për mbajtjen e tij pikërisht për të përfituar nga simbolika e kësaj date, por dështoi pasi temë e këtij kongresi ishte 21 janari i vitit 2011.

“Unë e kam ndjekur pjesërisht, pritet për t’u par fjalimi i Kryeministrit. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë të re.

Unë do ndalesha te vendosja e këtij kongresi në “8 Dhjetor”, por Rama është një mjeshtër i simbolikave dhe shfrytëzimi të situatave ai ka dashur të tregojë që PS është partia e së ardhmes.

Duke emëruar “Shqipëria 2030”, por t’i kthehesh ngjarjeve të 2011, është një dështim. Mjafton kaq për të provuar dështimin” përfundoi Olli.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re