Deputetja e PD-së Ina Zhupa, në një deklaratë për media, është shprehur se të hënën janë përplasur trup më trup me gardistët e urdhëruar nga kryetarja e Kuvendit, që të mos i lejonin të merrnin pjesë në seancën plenare.

Zhupa është shprehur se i njëjti skenar është përsëritur dhe sot në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

“Ne zonjat deputete, bashkë me kolegët jemi përballur me një situatë të paprecedentë, duhet të përballeshim me Gadrën. Ne ishim të pa përjashtuara dhe donim të hynim në seancës plenare për çështjet të zgjedhësve, por Garda e Republikës me urdhër të kryetares së Kuvendit, ka vepruar në një mënyrë vandale që ka bërë dje në hyrje të seancës plenare. Secila nga ne është ndeshur me zotërinj burra trup më trup , për të hyrë atje, duke u përplasur si të ishim në një zonë lufte.

Nikolla jo vetëm ishte në dijeni të kësaj, situate, por hapi seancën. Kur hymë brenda, nuk pamë asnjë qasje dhe vijuan me arrogancë sikur ne të ishim të gabuar.

E njëjta skenë u përsërit dhe sot, sepse mesa duket ky është një urdhër i marrë nga Nikolla. E kemi patur të pamundur të hyjmë në kryesi, sepse në fund të fundit kërkojmë të marrim pjesë si përfaqësues të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, po kërkojmë Komisionet Hetimore që kanë interes publik, kërkojmë të respektohet Kushtetuta”, tha Zhupa.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re