Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend, propozimet e saj për ndryshim të ligjin nr.7 për energjinë e rinovueshme.

 

Në një dalje për mediat, kreu i kësaj force politike Ilir Meta u shpreh se me këto ndryshime do ju jepej mundësi qytetarëve që të aplikonin energjinë e rinovueshme, për të shmangur humbjet në rrjet.

 

Sipas tij, vendi aktualisht ndodhet në balance katastrofike, duke pasur 20 herë më pak kapacitete se dy vite më parë.

 

“Iniciativa për të ndryshuar legjislacionin. I kemi depozituar në Kuvend në emër të Partisë së Lirisë, për t’i dhënë fund pengesave burokratike dhe korrupsionit të kudogjendur në të gjitha hallkat e institucioneve dhe për të shfrytëzuar burimet e reja energjetike, për të plotësuar nevojat tona në rritje për energji elektrike; Ndaj këto ndryshime synojnë liberalizimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë së rinovueshme. duke kërkuar ndryshime konkrete në ligjin për prodhimin e energjisë së rinovueshme.

 

Që përpara dy vitesh duhet të ishte kapaciteti i instaluar nga këto burime 500 Megavat. Jemi në bilance katastrofike, 20 herë më pak kapacitet i instaluar se para 2 vitesh. Jemi këtu se qeveria ka frenuar dhe dekeruajuar konsumatorët për të plotësuar kërkesat e tyre për energji. Propozimi për futjen në rrjet me pagesë nga impiantet fotovoltaike te familjarët do të krijojë pasoja pozitive dhe ulje e ngarkesave në rrjet dhe humbjet në rrjet, që shkojnë deri në 20%. Ndaj kemi paraqitur këto ndryshime në ligjin nr.7 të vitit 2017, për energjitë e rinovueshem dhe e kemi dorëzuar në Kuvend.”, tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re