Jemi në dimer dhe zyrtarisht në stinën e virozave. Nuk mjafton vetëm një gotë me lëng portokalli por duhet të konsumoni çajra. Po cili çaj është më i miri?

Çaji i Malit
Çaji i malit është një bimë e egër, që rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht në Ballkan. Ndihmon në rritjen e imunitetit të organizmit tonë.
Luftonin mikrobet, inflamacionin dhe përmban antioksidantë, siç janë flavonoidët.

Çaji i Mentes
Ky çaj lehtëson dhimbjet dhe problemet e ndryshme të stomakut dhe ndihmon procesin e tretjes.
Lehtëson të përzierat dhe çrregullimet e spazmave, forcon sistemin imunitar ndaj gripit dhe lehtëson problemet në frymëmarrje.
Eleminon aromën e keqe të gojës dhe ndihmon në ekuilibrimin e oreksit.

Çaji i Xhenxhefilit ose Xhinxher
Përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera. Një kupë çaji para udhëtimit, parandalon të përzierat nëse ju zë makina.
Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe lehtëson dhimbjet e ciklit menstrual dhe qetëson muskujt.

Çaji Jeshil
Çaji jeshil përmban përbërje bioaktive që përmirësojnë shumë parametra të shëndetit të njeriut.
Përbërësit e çajit jeshil përmirësojnë funksionin e trurit dhe rrisin nivelin e djegies së yndyrnave duke përmirësuar performancën fizike.
Në moshë të thyer, çaji jeshil ul riskun e Alzhaimerit dhe Parkinsonit. Çaji jeshil vret bakteret duke ndihmuar në shëndetin e dhëmbëve dhe uljen e riskut për infeksione.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re