Italia po shenon një rritje të numrit të personave të infektuar, të jeteve te humbura dhe të vatrave të infektimit në të gjithë territorin.

Gjatë 24 orëve te fundit janë shënuar 16 079  të infektuar e 136 jete te humbura.

Numri i të infektuarve aktivë me koronavirus është deri më sot 136 302, ndërsa janë  2082 të shëruar më shumë e numri i tyre ka arritur më  259 456.

Të  infektuarit me koronavirus në Itali që nga fillimi i pandemisë janë 465 726, ndërsa viktima 36 968.

Rajonet me numrin më të lartë të të infektuarve në 24 orët e fundit janë Lombardia me  4125, Campania me 1541 të infektuar, Lazio me 1251, Veneto me 1325 , Piemonte me 1550 të infektuar.

Në 24 orët e fundit janë kryer 170 382 tampone. Personat e shtruar në terapi intesive janë aktualisht 992 e ata që kërkojnë kurim spitalor janë 5694.

“Nuk përjashtojmë masa të reja e jemi gati të ndërhyjmë nëse do të jetë e nevojshme”, ka deklaruar kryeministri italian Giuseppe Conte në fjalën e tij në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit italian ku ka referuar qëndrimin e qeverisë e masat e ndërmarra në luftën kundër pandemisë Covid 19.

“Jemi në një fazë kritikë, është shprehur ai, situata po shfaqet mjaft kritike dhe e ndryshme nga ajo e muajit mars, pasi eksperienca e mëparshme na ndihmon të jemi më të fortë në punë e të jemi të kujdeshëm e  vigjilent.

Kryeministri italian ka informuar dhe mbi problematikat në sistemin shkollor duke garantuar se mësimi online do të kryhet i alternuar , e vetëm për nxënësit e shkollave të mesme e universitetet. Gjithashtu për të gjitha ciklet shkollor mësimi do të nis në ora 9.00 të mëngjesit e jo më herët.

Kryeqeveritari italian ka pranuar gabimet e qeverisë në vonesat e pagesave të asistencës për punonjësit që u janë mbyllur qëndrat e punës e ka informuar se qeveria do të lëvroj 5 miliardë euro të tjera për një cikël të ri pagesash së të drejtës së asistencës për punonjësit si dhe për t’i ardhur në ndihmë bizneseve që kanë pësuar humbje të mëdha.

Prej natës së sotme në Lombardi nis ndalimi i cdo lloj lëvizje e aktiviteti prej orës 23.00 deri në 5.00 të mëngjesit.

Ndërsa në rajonin e Lazios e të Campania prej datës 23 teror do të nis zbatimi i urdhërit të ndalimit të lëvizjes e të cdo lloj aktiviteti prej orës 24.00 deri më 5.00 të mëngejsit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re