Ndërkohë që në vend numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkruar në 10 persona, drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka pranuar se numri i të prekurve do të shtohet.

Gjatë konferencës së sotme për media, ku janë njoftuar të dhënat më të fundit për situatën në vend, ai ka thënë se nuk mund të fshihet, se rastet do të shtohen, pasi jemi ende në fillimin e epidemisë.

Por, ajo që duhet të bëjmë është të respektojmë masat e marra nga autoritete, kufizim lëvizjesh, qëndrim në shtëpi dhe izolim për ata që kanë kontakte me të prekur, ose histori udhëtimesh në zonat e kuqe.

“Është normale të ketë shqetësim, të ketë panik. Është detyra jonë të informojmë çdo qytetar. Nuk fshihem, patjetër që do të ketë rritje të numrit të personave, jemi në fillimin e një pamdemie botërore.

Janë disa gjëra që ne i njohim. Është trefishuar numri i njerëzve që marrin urgjencën. 83% e njerëzve nuk shfaqin simptoma dhe mbi 90% e rasteve që shfaqin simptoma kurohen në shtëpi.

Ne duam bashkëpunim dhe mirëkuptim ti përgjigjemi kësaj situate. Duhet të të jemi të ndërgjegjshëm, të qëndrojmë në shtëpi. E parandaloi Kina, i mori masat Italia”- tha Brataj.

Sipas tij, secili duhet të ndihmoje veten. “Nuk ka rrugë tjetër, nuk është vetëm forca dhe ligji. Duhet të izolojmë kontaktet. Edhe unë nuk e di nëse jam apo jo i infektuar. E pamë dhe në Itali që një nga politikanët ishte i infektuar.

Është betejë që duke ndjekur rregullat mund ta fitojmë. Të gjitha statistikat e kanë sjellë që 95% për qind shërohen. Sa më mirë ti përgjigjemi apeleve tona, 127 do t’u japë informacionet dhe mbështetjen, por jo në spital.

Është e njëjta gjë siç na ndodh sezoni i gripit çdo vit. Sot do të mblidhet komiteti për masat e mëtejshme.

Nuk ka mjekim për njerëz simptomatik edhe pse janë pozitiv me koronavirusin. Ka mjekim vetëm për personat simptomatik”– sqaroi Brataj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re